Ke një mesazh të veçantë...
Kliko zarfin për ta hapur
Edhe kur jam larg, zemra ime është gjithmonë pranë teje
30.12.2025 — Përgjithmonë
Ishte 30 Dhjetori. Një darkë normale, katër vetë në tavolinë, po unë nuk shikoja asgjë tjetër veç teje. Nuk e kuptova menjëherë, po diçka brenda meje e dinte që ti ishe ndryshe.
Mëngjesi i 31 Dhjetorit. Holli i hotelit. Të gjithë pregatiteshin të festonin, po për mua festa filloi aty, kur të putha për herë të parë. Nuk kishte fishekzjarre, nuk kishte zhurmë. Ishim vetëm ne. Dhe ai moment vlente më shumë se çdo gjë.
Ti me the porosit taksi që të ikje... Po unë nuk e porosita. Nuk doja të ikje. Mora një dhomë hoteli që të rrinim bashkë. Dhe ajo natë me ty ishte nata më e bukur e jetës sime.
Ti je si ato lulet lily që i do aq shumë. E bukur, e pastër, e veçantë. Dhe si ajo gotë verë e mirë që të ngroh nga brenda kur nuk e pret.
Sot jam larg teje këtë Shën Valentin, dhe kjo më dhemb. Po dua ta dish që edhe kur nuk jam aty fizikisht, zemra ime është gjithmonë pranë teje. Çdo sekondë pa ty është e gjatë, po dashuria ime për ty vetëm rritet.
Faleminderit që ekziston Kesiana. Kjo faqe është për ty, sepse meriton ta dish çdo ditë sa shumë të dua. Edhe nga larg.
Me gjithë dashurinë e botës,
Qe nga ajo darkë e 30 Dhjetorit, buzëqeshja jote më ka ndjekur kudo. Nuk ndalet zemra kur të shoh të qeshësh.
Sepse nuk e porosita atë taksi. Sepse mora atë dhomë. Sepse çdo gjë filloi aty me ty.
E bukur, e veçantë, elegante. Si ato lulet që ti i do aq shumë. Ti je Lilyyyy imeee.
Ti je si ajo verë e mirë që sa më shumë e shijosh, aq më shumë e do. Më ngroh nga brenda.
Ke zemrën më të madhe që kam njohur. Dashamirësia jote nuk ka fund.
Qe nga ajo natë në hotel, kudo që jam me ty ndihem në shtëpi. Ti je dashuria ime.
30 Dhjetor 2025
Darkë çift me shokun tim dhe shoqen tënde. Të katër në tavolinë, po sytë e mi ishin vetëm te ti. Nuk e dija ende, po zemra ime e kishte zgjedhur tashmë.
31 Dhjetor 2025, mëngjesi
Holli i hotelit, mëngjes. Nuk kishte fishekzjarre se nuk ishte darkë, po puthja jonë e parë vlente më shumë se çdo festë.
31 Dhjetor 2025
Ti me the porosit taksi që të ikje te hoteli yt. Po unë nuk e porosita. Nuk doja të ikje. Mora dhomë që të rrinim bashkë. Dhe ajo natë ishte nata më e bukur që kam pasur ndonjëherë.
Janar 2026
Pas asaj nate çdo gjë ndryshoi. Çdo ditë me ty ishte më e mirë se ajo para. Si lulet Lily kur çelin në pranverë.
14 Shkurt 2026
Shën Valentini i parë. Edhe pse jemi larg njëri tjetrit, dashuria jonë nuk ka distancë. Kjo faqe është dëshmia. Kjo sapo ka fillu Kesiana.
Do jem gjithmonë pranë teje. Siç nuk u largova atë natë, nuk do largohem kurrë.
Do të sjell lily kur të mundem, sepse e di sa shumë i do.
Do pimë verë bashkë në çdo moment të bukur, të qeshim e të gëzohemi bashkë.
Çdo Vit i Ri do jetë me ty. Me puthje në mëngjes, si herën e parë.
Do ndërtojmë bashkë një jetë plot dashuri, aventura, dhe mezi po pres që ajo ditë të vij.
Do të dua çdo ditë, të dasgurojjj pafund, je jeta imeee. Zemra ime nuk do ndalet kurrë së dashuruari ty.
E di që sot nuk jam pranë teje. E di që do kishe dashur të ishim bashkë këtë Shën Valentin. Edhe unë do kisha dashur.
Po dua ta dish diçka: distanca nuk e ndryshon asgjë. Ti je mendimi im i parë kur zgjohem dhe i fundit kur fle. Çdo ditë pa ty më bën ta dua akoma më shumë momentin kur do të shoh përsëri.
Ketë faqe e bëra për ty, sepse edhe nga larg doja të ndjeje sa shumë të dua. Çdo fjalë këtu del nga zemra.
Na pret akoma shumë bashkë Kesiana. Kjo distancë është e përkohshme, po dashuria jonë jo.
Edhe nga larg, edhe nga afër. Sot, nesër, përgjithmonë. Ti je e imja dhe unë jam i yti.